Rishfaqet Gjergj Bojaxhi dhe tregon aksionin e tij më të ri

redaktor

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi ka thyer heshtjen disa mujore dhe ka paralajmëruar nisjen e një aksioni qytetarë për krijimin e një partie për t’iu kundërvënë klasës politike aktuale.

Me një shënim në faqen e tij në Facebook ai thotë se është momenti që qytetarët e ndershëm të bashkohen kundër klasës së korruptuar që ndodhet në krye prej 25 vitesh.

Politikanë të paskrupullt po fyejnë e po poshtërojnë dinjitetin tone dita-ditës. Gjendemi përballë një situate asfiksuese që kërkon të mbysë vullnetin tonë për të vepruar dhe shpresën për një të ardhme më të mirë. Shtresat në nevojë po goditen në mënyrë të pamëshirshme, ndërkohë që një numër i vogël oligarkësh shton pasuritë me një babëzi të shfrenuar. Dhjetëra-mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi vetëm gjatë vitit të fundit – dhe ky është eksodi i dytë madhor pas atij të ‘91-shit” shkruan Bojaxhi.

Më tej ai ngre pyetjen se çfarë duhet bërë në këto kushte? “Para gjashtë muajsh, 16 mijë qytetarë të Tiranës votuan për t’i thënë “Ndal!” këtij rrënimi. Por kaq nuk mjafton! Për të ndalur rrënimin tashmë alarmues, kërkohet një bashkim shumë më i gjerë. Kërkohet një besim dhe kurajë që nuk shteron, për t’i dhënë fund plogështisë dhe fatalizmit tonë. Gjuhës mashtruese të politikanëve nuk mund t’i përgjigjemi as me plogështi, e as me fatalizëm” vijon ish drejtori i KESH-it.

Shkrimin e tij në formën e një apeli Bojaxhi e mbyll me thirrjen për bashkimin në një parti politike.

Të bëhemi bashkë, të organizohemi dhe t’ua heqim nga duart të paaftëve dhe të korruptuarve Shqipërinë tonë, për ta zhvilluar atë siç e meriton. Duhet ta hedhim këtë hap së bashku për fëmijët tanë dhe për veten tonë.

Jemi Ne që, me veprimin tone, duhet të tregojme se për Shqipërinë ka mbërritur një epokë e re.

Ftoj cilindo që ndihet njësoj dhe shpreson njësoj që të bashkohet me nismën tonë të re politike”, përfundon apelin e tij Bojaxhi./DITA

Share This Article
14 Comments
  • Gjergjo, me konkret…na thuaj si ke menduar te procedosh, se ne zgjedhjet e bashkise te votuam por ti nuk kishe keshilltare bashkiake dhe perfundoi qe hodhem voten per ty e rezultati eshte hic…

  • KY eshte afije e zenit. Lere ca genjene miopet. Keta Jane nje trekendesh barabrinjes qe kene vene me qender Bashen, e menaxhohen prej Tij, si:

    1-Eduard Sekami,
    2-Gjergji Bajaxhiu,
    3-Diaspora ( e ashtuquajtur) e dhjetorit 2015

    Te gjithe keta perbejne korrin e qyqeve…
    Mos u genjeni. Ka plot intelektuale me TRU dhe te ndershem Shqiperia.

  • Ore Gjergji Bojaxhiu , po nuk paske turp fare . Perse qenke kaq hipokrit . Nga te buron kjo hipokrizi, qe po kerkon qe tu a shesesh shqiptareve , per ndershmeri . Une jam autori i denoncimit ne Gjykaten e Tiranes , per mega korrupsionin qe zhvillove ti i pa cipe , kur ishe me pune ne K.E.SH,sha si drejtor , ndersa une isha Audit ne drejtorine e Auditit ne K.E.SH,sha . Denoncimin une e kam bere, protokolluar ne sekretarine e gjykates se me siperme ne daten 30 dhjetor 2008 , me objekt : Anullimin e procesit te privatizimit te O.S.SH,se ,( Operatori i Shperndarjes te energjis ne Shqiperi ),…….. Gjate te gjithe proceseve te gjykimit ,ti Gjergji Bojaxhiu , nuk u paraqite asnjehere ne gjykate , deri ne ditet e sotme , qe kjo ceshtje eshte akoma ne dyert e gjykatave aty ne Shqiperine e rrenuar plotesisht . Ku i gjete miljonat ti more birbo , qe na ke ndertuar vila dhe ferme , andej prapa Tiranes . Perse abuzon aty ne Shqiperi , apo se nuk ka nje sistem dinjitoz te drejtesis . Po te ishe ne Amerike , me ate shkalle korrupsioni qe zhvillove ne K.E.SH,sha ti do te ishe ne burg te perjetshem dhe sekuestrim te te gjithe pasurise te familjes tuaj . Y,yyyyyyy i degjeneruar dhe hipokrit , njeri i poshter . zhduku nga skena e mediave , dhe prit sa te vendoset sistemi i drejtesise dhe ta shikosh se sa te vlen lekura ty dhe atyre qe e shkaterruan vendin tone .

  • Bojaxhi……….ke perseritur fjalimet e Lulushit te 21 Janarit,te detit Jon dhe Rruges se Kombit.Te njejen thirrje ben edhe Kreshniku I maleve te Spahillareve,keshtu qe pergatitu nje cike me thelle kur leshon thirrje per permbysje.Nuk m’a mbush dot mendjen.

  • Ëhë.
    Do e kene lene shirat pa pune e s’ka me chfare shtyn kohen.papritur ju tha fare ai rrebelimi i fushates sapo u gedhi e hena e pare pas dites se votimit

  • Krijimi i partive te reja ju sherben me shume partive te medha (PS-PD). Sot ka ardhur koha te behet opozite brenda perbrenda partise ku ke aderuar, kjo do te ishte me e besuar. Rasti konkret ikja nga PD dhe krijimi i nje partie te re ka dale jashte mode. E kane provuar shume politikane deri tani e nuk kane pasur rezultat.

  • Shume intelektual te ndershem bejne thirrje per ndryshim por harrojne se keto ndryshime nuk vijne me thirrje e krijime partishe. Kjo klase politike ka kohe qe eshte ne agoni.Disa intelektuale jane perpjekur por shume shpejte jane thyer.Nuk dua ti permend rastet,se ka shume inisjativa te tilla,por dua te nenvizoje se ketyre u mungon aksjoni politik per te sensibilizuar opinjonin publik.
    Ne keto kushte intelektualet duhet te kene nje qendrim te perbashket e te jene te bashkuar per nje program te majte apo te djathte.Nuk mund te arrijne sukses me thirrje gjithe perfshirse.Do te degradoje si levizja e Kreshnik Spahiut.Dihej qe ishte i pd dhe synoje te kalonte i majte duke sensibilizuar opinjonin publike me emrin qe vuri.Kuq e Zi.
    Keto inisjativa kane vlera pikerishte brenda dy partive te medha.Bojaxhiu si dhe shume te tjere,qe ishin per nje pd ndryshe ,u thyen.Dikush heshti,u larguan nga ideja per ndryshim e dikush u eliminua.Cmund te ofroje ose te ngreje opinjonin publik nje i deshtuar ose i larguar?
    I nderuar Bojaxhi.Nerpreve nje beteje brenda pd dhe nis nje te re qe eshte e pamundur ta realizosh .Nese ke 16 mije firma per nje parti te re do pesosh fatin e intelektualve te me parshem.Nese do te kenaqesh veten behu kryetar i nje partie e vurja emrin.Populli mbi gjithecka.Dil me slloganin.Uragani i popullit mbi klasen politike te majmur.Kujdes me teorite bombastike, Kuqe e Zi,populli me i lashte ,bije te Skenderbeut,Shqiperia e Madhe ,Amerika e Evropa ,se jemi te ngopur.

  • GJERGJI BOJAXHI,NJE PASURI KOMBETARE.

    Shqiptari me karakter te vertetuar me jeten dhe vepren e tij, Zoti Gjergji Bojaxhi, i ka treguar konkretisht sukseset e tij,eshte tjeter pune qe xhelozet,ja eresojne,ja c’vleresojne keto suksese konkrete.
    Te pa aftet,e kane edhe aftesine e vjedhjes te projekteve,te ideve , te Gjergjit,pas kesaj si limon te shtrydhur ta hedhin per toke.
    Gjergji, eshte pasuri kombetare , me ndershmerine,aftesite e tij dhe drejtesine qe e karakterizon,ky eshte fakt.
    Te pa aftet pushtetare,ka shume shembuj konkrete si i trajtojne te aftet,si i fundosin, qe te dalin vete mbi ta.
    Shembulli klasik eshte Sokrati, pasaniket e Athines me pasurite e tyre te zeza,me gjykatesit robote,dihet se si fundosen kete njeri te thjeshte por te afte per te luftuar korupsionin grek te kohes.
    Te pa aftet,te prapambeturit,fundosen inteligjentin NOLI,ngaqe nuk duronin dot aftesite e tij.
    Sa te ndershem dhe te afte, kositi paranojaku?po kete pune beri saliu ne jeten e tij,dhe vazhdon te sabotoje shtetin ligjor dhe drejtesine e Venecizas.
    Ne shqiperine tone 103 vjecare “qirinjte, coptojne llamben,”ngaqe nuk durojne dot, driten e saj shpetimtare,kjo ka ndodhur me shqiptaret,kjo ndoth edhe tani,eshte krim kombetar, mos vleresojme te aftin Gjergji Bojaxhiun.
    Kete pune e bejne vetem “qirinjte” ,nga xhelozia,nga frika se do drejtohet Shqiperia, jo si deri tani,pas 103 vite shtet, dhe perseri me te varfrit e Evropes,me shqiptare qe vetevriten.

  • Z.Gjergj ! Ato cka thua jan problemi dhe deshira e cdo shqiptari per te dal nga ky “pus” degjenerimi ,korupsioni,krimi e tradhtie ! Nuk ka shqiptar sot brenda e jasht atdheut te mos dij se si politikanet dhe ter administrata qe perfaqeson kte shtet jan vampiret e popullit te tyre ! Jemi te bindur tashme qe me kta “aktor” asgje nuk do ndryshoj ne kte vend ! Kan 25 vjet qe ky popull mashtrohet me premtime nga hajdut e pijanec si Fatos Nano ,nga dhelpra si Ilir Meta dhe kriminel si Sali Berisha ! Tani e vulosi Edi Rama me paburrerin e tij e pazaret te njohura e te panjohura po ne kurizte shqiptareve ! Shum kemi lexuar per kta “udheheqes” e sidomos per perbindshin Berish qe vzhdon e kercenon e tund gishtin ne emer te nje partie fantazem dykembeshash te ngarkuar me veset me te keqia antipopullore dhe jo vetem ,por edhe kta qe na premtuan rilindje jan ulur mbi kte mal plehrash e po lulezojn e ne akoma nuk dim cili do jet fundi tyre !!!
    Jo kot bera kte “parad’ te vogel kujtese qe te te pyes tani : A ke byth o z.Gjergj te mbash premtime ?????? A e ke par mir pusin ku esht zhytur Shqiperia nen thundren e bandes qe e ka mberthyer e ska Zot qe mundet ta nxjer ? A ke menduar ti qe kjo band qe quhet shtet i ka fijet e themeleve te saj jasht Shqiperis ne duar armiqsh dhe miqsh qe nuk ju intereson fort dhimbja jon por duan thjesht te na ken nen kontroll ekonomik e politik qe tju sherbejn interesave te tyre ! A e ke te qart ti se ky shtet me kta politikan do permbysur qe ne rrenj e shum prej tyre duhet te japin llogari ne nje drejtesi te kalbur tashme qe mbrohet prej ksaj politike ! !!! Si mendon pra ti te kaperxesh kte “Ylber” se me premtime e mashtrime jemi deri ne gryk ! Shqiperia ka nevoj per kte revolucion dhe nje prijes te pakompromentushem dhe makar te ket ardhur ajo dit se thika ka prekur ne palc ………..

  • Eshte e vertete, keta monstra qe na kane pire gjakun per 25 bite me rradhe, duhet te largohen menjehere e te shkojne ne banken e te akuzuarve. Mjaft me me shushunja.

  • I mire je o Gjergj Bojaxhiu por te demaskon mbiemri dhe e dyta ,ke nje cen ne kurikulumin tend ke mbaruar ne “kine”” per pasoje je i djegur se pame te zinjte e ullirit keto 25 vjete nen drejtimin e kinezeve!Pasketaj po te ishe i mire te vinte “Kina” ne vend te Lulit ose te Saliut apo tash ka ardh sahati e pasi provuan,K.Spahiun,E.Selamin,Sh.Ramen me dy te tjere tash te kane hedhur ty ne treg por ke fatin e keq se ky popull eshte i ngopur!Si politikan i pergatitur qe je mos dil me vehte por shko e beje luften brenda llojit apo diku do te ndezi e mbase me ty!Mos harro se nuk te dhane besim te drejtoje Tiranen e jo me te drejtosh Shqiperine!Se fundemi qartesou se kujt elektorati i kerkon doren e paskesaj merre kete iniciative ndoshta te imponuar nga ustallare te djegur tashme nga ky popull!

  • Qofsha i gabuar por me duket se Gjergji del si fanti spathi per t’i dhene nje dore Rames. Menyra se si eshte bere bashkepronar i shoqerise se naftes e se si e vuri pasurine hedh shume hije dyshimi mbi figuren e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *