Sondazhi i parë i zhvilluar vetëm disa ditë pas zgjedhjes së liderit të ri të konservatorëve Qiriakos Mitsotakis duket se shfaq ndryshime në preferencat e grekëve që shohin se ende vendi nuk po bën hapat e para për daljen nga kriza ekonomike shumëvjeçare.
I zhvilluar nga kompania Metron Analisis për gazetën e së shtunës “Parapolitika”, sondazhi vendos në vend të parë Demokracinë e Re me 23,6% ndaj 19,9% që përqëndron partia qeveritare e të Majtëve, Syriza.
Në vend të tretë vazhdon të qëndrojë AA me 4.6%, i ndjekur me të njëjtën përqindje nga komunistët greke dhe më pas nga Koalicioni Demokratik i socialistëve të Pasokut me të Majtën Demokratike, që përqëndrojnë 4.1%.
Lideri i Demokracisë së Re Kiriakos Mitsotakis duket se siguron edhe preferencën më të madhe të grekëve ndaj kryeministrit Tsipras, në pyetjen se kush është më i përshtatshëm për të udhëhequr vendin.

Qirjako Miço Taqi shkruhet Shqip gazetari….