Grabiste varret, arrestohet 25-vjeçari në Cërrik

Dita

Specialistët  për  krimet  në  komisariatin  e  policisë  Elbasan ndaluan shtetasin në kërkim Fatjon  Ramazani  25 vjeç  banues  në  Cerrik.

I riu u  ndalua  nga  efektivat  e  policisë në Cërrik pasi  Gjykata  e  Rrethit  Gjyqësor  Berat,  me  vendim  penal  më  datë   11.03.2015  e  ka  dënuar  me  2  muaj  burg  për  veprën   penale “Dhunimi  i  varrezave,  kryer  në  bashkëpunim”.

25-vjeçari kishte dhunuar varrezat e këtij qyteti duke grabitur lule, gërma prej bronzi, mermerë si dhe dekoracione të ndryshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *