Këto janë momentet më të veçanta për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama i cili, këtë të mërkurë iu drejtua për herë të fundit Kongresit amerikan.
Fjalimin e tij për gjendjen e vendit, luftën kundër terrorizmit, apo dhe ekonominë e vendit, patët mundësi ta shihnit të mërkurën, ndërsa kjo video e publikuar nga Shtëpia e Bardhë tregon momente të filmuara “në prapaskenë”.
Kështu, Presidenti Obama shihet teksa puth bashkëshorten e tij përpara fjalimit. Ai gjithashtu pyetet: Si ju duket që po ecni për herë të fundit drejt Kongresit?
“Unë mendoj sikur është hera e parë”, tregon Obama teksa pret plot emocione të dëgjojë emrin e tij për t’u futur në sallën gjigante.
