Veliaj: Fund mësimit me dy turne, nisim nga “Qemal Stafa”

Dita

Nxënësit e shkollës së mesme “Qemal Stafa” do të kenë një godine të re të rikonstruktuar plotësisht dhe ambiente të tjera shtesë, që do të shmangin zhvillimin e mësimit me dy turne. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm në shkollën “Qemal Stafa”, nga ku tha se 1600 nxënësit e shkollës që përfitojnë nga ky investim do të kenë një ambient dinjitoz, ku përfshihen edhe hapësira të reja sportive e mësimdhënieje.

Duke vlerësuar këtë shkollë të mesme, kryebashkiaku Veliaj tha se ky është gjimnazi i parë nga ku fillon mbajtja e premtimit për eliminimin e klasave me dy turne. “Ky gjimnaz ka pasur një anomali në marrëdhënien me bashkinë për një kohë të gjatë. Më vjen mirë që kjo është zhbllokuar dhe puna vijon gjatë gjithë ditës. Besoj se këtë 7 mars do të kemi një hapësirë totalisht të re dhe një hapësirë cilësore mësimdhënieje, jo vetëm brenda klasave, por edhe me kushtet e reja në palestër dhe në ambientet e tjera sportive”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku solli në vëmendje se ky vit përkon me ambicien e Bashkisë së Tiranës për të vijuar me ndërtimin e shkollave të reja, nëpërmjet partneritetit publik-privat. “Dua të falenderoj gjithë qytetarët që mbështetën nismën e bashkisë, për të shkëmbyer tarifën për gjelbërimin, shkurret dhe pemët dekorative, me një projekt edhe më fisnik, siç është projekti i ndërtimit të shkollave në Tiranë”, theksoi Veliaj. Ai shprehu besimin se ata që merren me mësimdhënien dhe ata që investohen me mish e shpirt për cilësinë arsimore nuk do të duhet ta bëjnë këtë në kushtet e klasave me dy turne, klasave pa ngrohje, e 4-5 nxënësve në një bankë.

“Më vjen mirë që ky projekt fantastik është në këtë shkollë ku shërbehet me shumë dashuri dhe seriozitet. Më në fund, pasioni i mësuesve mbështetet edhe nga pasioni i bashkisë për të bërë punë cilësore dhe për t’u siguruar që për më të mirët e Tiranës, ofrojmë edhe shërbimin më të mirë”, përfundoi Veliaj.

 

Share This Article
2 Comments
  • Mos genje o Erjonke se restaurimi i gjimnazit ka filluar qe ne kohen e Lulit ndaj mos merr merita qe nuk te takojne ashtu sic bere edhe me cerdhet ku luajte kungulleshkash me mediat.

  • Ishte pikerisht nje pedagoge e kesaj shkolle qe u flak ne rruge nga rilindjotet sepse mori guximin t’ju drejtohej me nje leter kunder politizimit dhe emerimeve politike qe po beheshin neper shkolla dhe si pergjigje mori pushimin nga puna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *