Cili është Freshisti që ka mbetur si 24 vite më parë

redaktor

24 vite më parë, një grup të rinjsh bashkuan idealet e tyre për të sjellë në “jetë” një organizatë, e cila më vonë do të bëhej pjesë shumë e rëndësishme e jetës politike shqiptare.

Më 15 janar 1992 lindi Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar. Ndre Legisi, një ndër protagonistët e atij grupimi, ka thënë dje në media se ky grupim mori përsipër një risk të madh, kur pjesa më e madhe e të rinjve iu bashkuan Partisë Demokratike.

Por Legisi nuk ishte i vetmi që u kujtua për ditëlindjen e FREESH. Edhe Erjon Braçe i kushtoi një status kësaj feste, por ai bëri dhe një dedikim.

Braçe postoi foto me Musa Ulqinin dhe tha: “24 vjet më pas; Me Musain, i vetmi nga udhëheqësit e rinj qe nuk ka ndryshuar, ka mbetur i njëjti, fizikisht, moralisht, politikisht!!”. Të mendosh që dy kryetarë të FRESSH-it kanë qenë dhe kryeministra, siç është Majko apo dhe Meta.

Kështu që ti Ndre, rri se je mirë. Puno vreshtin, vil rrushin, zieje, pijë rakinë, se politika këtë punë ka, herë të ngre e herë të fundos!

 

Facebook Spy, rubrika e fundjavës në DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *