Pandeli Majko, deputet, ish-kryeministër, me cilësinë e themeluesit të FRESSH, ka uruar dje në “Facebook” ditëlindjen e kësaj organizate rinore të PS-së.
Fotoja e zymtë e zgjedhur prej Majkos, ka nxitur ndoshta edhe “ankesat” e komentuesve, ndërsa shkruajnë se edhe pse e kanë mbështetur këtë organizatë, shumë njerëz janë lënë rrugëve.
Statusi i Pandeli Majkos: “Urime miqtë e mi të vjetër dhe të rinj. Për të kuptuar ku shkon duhet të dish nga vjen. Sot, FRESSH-i ynë mbush 24 vjeç. I papërsëritshëm si çdo ëndërr që vazhdon rrugëtimin me të tjerë protagonistë. Faleminderit, që ishit dhe jeni”.
Reagimet e disa prej komentuesve kanë qenë të formës ankimuese.
Arsen Lybeshari: “Shumë veta kanë dhënë mbështetje te FRESSH, por asnjë nuk ka marrë mbështetje, por janë lënë rrugëve”.
Gjergji Foto: “Për fat të keq, ashtu si Dhjetori i ’90-s, mbetën vetëm data për t’u shënuar në histori. E kuptoj që është i rëndë ky përfundim për t’u thënë, por janë rezultatet që të detyrojnë”.
Lutfi Caushi: “Urime! E jetë të gjatë ish-FRESSH-it tuaj i cili duket sikur ka humbur e uroj ta gjeni së shpejti”.
Facebook Spy, rubrika e fundjavës në DITA

Po na humbet PS ,jo me FRESSH-i Kush i ka vene qellim per ta eliminuar PS-ne?