S’ka pazare me sovranin

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

DITA! Rama tha se për të shkuar deri në referendum duhen votat e 2/3-ve të deputetëve në Parlament, pra kërkon edhe votat e opozitës. Opozita ka humbur dhe nuk ka të drejtë të vendosë barrikada mbi votën e sovranit. Kësaj i thonë diktaturë e jo demokraci. Skllavërim e jo liri. “Unë jam absolutisht pozitiv dhe i gatshëm të shkojmë në referendum nëse palët gjykojnë se populli duhet pyetur në këtë proces”, tha Rama. Për cilët palë e keni fjalën zoti Rama? Populli është palë më vete, dhe nuk ka palë mbi vendimin e palës sovrane. E nuk ka pazare me votën e sovranit. E nuk mund të na ndryshojë aritmetika perëndimore rezultatin e aritmetikës së votës popullore.

Zoti Kryeministër, duhet të kuptoni, o me popullin, o kundër tij e me Salinë, rrugë të mesme nuk ka. Stop lojërave! Është koha për referendum. Durimi i këtij populli është sosur. Keni një milion me vete z. Kryeministër, çfarë prisni dhe nga kush?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *