Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu ka vizituar ditën e djeshme familjet të cilat jetojnë në bregun e lumit dhe që në shirat e fundit janë përmbytyr.
Kreu i diplomacisë amerikanë pasi degjoi shqetësimin e tyre tha se po diskutohet për të gjetur mjedise më të përashtatshme për tu akomoduar.
“Ne kemi folur me Alisën dhe po flasim sesi shumë vende të tjera të mund të mblidhen sëbashku që të bisedojnë me bashkinë sesi të rregullohet një mjedis më i mirë për tju akomoduar ju”, tha Lu.
Lu ishte i shoqëruar edhe nga Ambasadori Amerikan në Këshillin e OKB të të drejtave të njeriut Keith Harper dhe nga i OSCE Annelise Godber.
