Vidhte ujin për lokalin, shoqërohet në polici pronari

Dita

Një pronar lokali në Tiranë është konstatuar se ka furnizuar lokalin e tij me ujë, përmes ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin shpërndarës të ujit të pijshëm.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve konstatoi rastin dhe policia e shtetit, shoqëroi shtetasin F. Minga.

UKT-ja ka nisur prej ditësh aksione për evidentimin e ndërhyrjeve të paligjshme në rrjetin shpërndarës të ujit, ndaj dhe ka shënuar disa raste kur konsumatorë apo pronarë lokalesh apo restorantesh kanë vjedhur ujin e pijshëm, duke iu shmangur kështu pagesës së faturës së tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *