Diktatorët që dështuan në profesionet e tyre

Dita

Të gjithë e nisin karrierën me profesionin që zgjedhin, por ndodh që rrugës të “devijojnë” e të marrin detyra të reja. I tillë është rasti i disa prej diktatorëve të mëdhenj.

Pol Poti-mësues

Pol Poti ishte mësues në profesion. I lindur Saloth Sar, ai provoi disa disiplina dhe më vonë u bë një lider po aq i aftë sa ishte student, praktikisht një diktator. Ai nuk ia doli me studimet në Francë dhe as pas kthimit në Kamboxhia. Në vitin 1975 ai u vetëshpall lider dhe sundoi për disa vjet duke u shkaktuar vdekjen shumë kamboxhianëve dhe duke shkatërruar ekonominë. Pushtimi i vendit nga Vietnami në vitin 1979 i dha fund regjimit të tij.

Adolf Hitleri – artist

Adolf Hitleri ishte artist. Djaloshi i cili studionte të bëhej prift e la shkollën në vitin 1903 për t’iu përkushtuar pikturës. në vitin 1908, ai u vendos në Vjenë ku jetoi me të ardhura të pakta, por brumosi idetë e para raciste dhe idetë antisemite. Ai e la Vjenën për t’u angazhuar në projektin e Perandorisë Austro-Hungareze në Luftën e Parë Botërore, por më vonë u konsiderua i paaftë për këtë shërbim.

Benito Musolini – shkrimtar

Shumë diktatorë kanë shkruar libra. Libri i Mao Ce Dunit është një prej librave më të shitur në histori. Hitleri ka shkruar “Lufta ime”, që në disa vende botohet sot për herë të parë. Musolini shkruante tregime romantike. Një prej librave të tij tregon historinë e një kleriku katolik dhe mantenutës së tij. Rreshtat e “varfër” të librit “Mantenuta e klerikut” shpjegojnë se pse karriera e Musolinit mori drejtim tjetër, atë të një diktatori.

Bashar al-Asad – okulist

I diplomuar në Universitetin e Damaskut, Asad shërbeu si doktor në ushtrinë e të atit, presidentit Hafez al-Asad. Ai ka studiuar dhe bërë praktikë okulistike në “London’s Western Eye Hospital”. U kthye në Siri pasi i vëllai vdiq në një aksident. Ishte koha kur Bashar al-Asad u martua dhe mori postin e të atit si president i Sirisë. Para se të merrte këtë detyrë, i vetmi pozicion që ka mbajtur ka qenë ai i kryetarit të Shoqatës Siriane të Kompjuterave.

Muamar Gedafi – bari dhish

Askush nuk e di me saktësi se ku ka lindur Gedafi, por thuhet se ai është pasardhës i një fisi beduinësh, të cilët udhëtonin shpesh. Babai i tij ishte bari dhish dhe gamilesh, por donte që i biri të ndiqte shkollën.

Gedafi e mori pushtetin në vitin 1969 ndërsa mbreti Idris, një properëndimor në ide, ndodhej jashtë vendit në një udhëtim pune. Nën pushtetin e Gedafit, cilësia e jetës së libianëve u përmirësua, por me koston e shtypjes politike dhe vrasjeve pa gjyq. Në fillim të Luftës Civile, e cila i dha fund pushtetit dhe jetës së tij, ai urdhëroi ushtrinë t’i linte të vdisnin qytetarët e qyteteve kryengritëse dhe të vriste të gjitha trupat qeveritare që u nënshtroheshin kryengritësve.

Jozef Stalin – meteorolog

Jozef Stalini, diktatori rus, lindi në Gjeorgji. Ai e la seminarin ku studionte dhe nisi punë si nëpunës në një stacion meteorologjik, për t’iu bashkuar më pas lëvizjes bolshevike të Leninit. I pagëzuar në lindje Iosif Vissarionovich Dzhugashvili, ai nisi të përdorte emrin Stalin në vitin 1912. Numri i viktimave që shkaktoi regjimi i tij llogaritet miliona qytetarë të Bashkimit Sovjetik të asaj kohe.  / Bussines Insider

Share This Article
5 Comments
  • i thane presidentit te amerikes bish se ai nuk ishte demokrat pasi neneshkruante disa denime me vdekje ne vit por ai ju pergjegj gazetarit si thua ti te vrasesh njeri dhe tja hrdhesh me disa vite burg.nuk besoj se stalini ka vrare me shume se hitleri por me gjithe ate midis te dyve nuk mund te behen krahasime se syalini i sherbeu shumices kurse hitleri e hodhi gjermanine ne lufte per interesat e trusteve gjermane te industrise se celikut.

  • filluat te hapni lojen e diktatoreve..

    nqs do ishte monstra berishe ne burg edhe falej..

    ku eshte ndryshimi i sali qenit me stalinit

    ndersa gjerorgjiani i sherbeu vendit te tij kunder te huajve,,,ky saliqeni i hapi dyert te huajve dhe nuk la gje pa shitur..

    kur e shani Stalinin diktator mos harroni te thoni se Curcilli me Ruzveltin u shtrine si lypsa para JVS qe te mundnin Hitlerin…mos harroni heren tjeter te na thoni ndonje te dhene dhe per ate KARdjallogun e viqidolit qe perfundoi BABY-SITER i Vito kapos..qe i hiqte pelenat ANDI bullshitit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *