Irani hap kapitullin e ri me botën!

Saimir Lleshi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë hequr sanksionet ndaj Iranit.

Ky hap u cilësuar si “një kapitull i ri në lidhje me botën” nga presidenti Hassan Riuhani. Vendimi për heqjen e sanksioneve vjen pas marrëveshjes për pezullimin e provave bërthamore nga Irani.

Ky vendim, tha presidenti iranian, nuk dëmton asnjë shtet. Shumica e qeverive perëndimore përshëndetën heqjen e sanksioneve, por kryeministri i Izraelit tha se ende dëshiron të ndërtojë një bombë bërthamore.

“Pa një reagim të përshtatshëm ndaj çdo shkelje, Irani mund të vazhdojë të zhvillojë armë bërthamore, të destabilizojë rajonin dhe të përhapë terrorin”, tha Benjamin Netanyahu.

Megjithatë, edhe në SHBA pati reagime kundër heqjes së sanksioneve. Kreu i Dhomës së Republikanëve, Paul Ryan tha se administrata Obama kishte hequr sanksionet ekonomike “mbi sponsorin kryesor shtetëror në botë të terrorizmit”.

Megjithatë, inspektorët ndërkombëtar të Agjencisë Bërthamore do ta vëzhgojnë nga afër veprimtarinë e Iranit në fushën e energjisë. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *