Megjithëse ndodhet prapa hekurave, shtetasi Ilir Memushaj ka marrë një mesazh kërcënues me jetë.
Ai akuzohet për vrasjen e shtetasit Denis Kasaj dhe plagosjen e dy të tjerëve, përkatësisht Klement Kastratit dhe Elton Margaritit.
Ngjarja ndodhi disa ditë më parë në Fier, ku në shënjestër ishte shtetasit Kastratit. Memushaj ka marrë kërcënime me jetën.
Avokati mbrojtës dhe familjarët kanë kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që Memushaj të transferohet në një ambient tjetër paraburgimit. Në këtë burg ndodhet edhe nipi i Denis Kasajt dhe mendohet se kërcënimi ka ardhur nga ai. /Dita/
