Qumështi i bletës – “ushqimi fisnik”

redaktor

Bletët që popullojnë kosheret dhe që ne vërejme në mes të luleve janë të gjitha sterile, përveçse njërës, mbretëreshës, e cila ka aftësinë për t’u riprodhuar dhe të depozitojë vezë.

Prandaj është e natyrshme që të pyesni se çfarë e bën dallimin mes kesaj blete, e vetmja në kosheren e saj, dhe të gjithë të tjerëve. Sekreti qëndron thjesht në ushqimin me të cilin mbretëresha e ardhshme është ushqyer, një substance proteinike, me vlera të larta energjike, të quajtur “pelte mbretërore” (pappa reale) ose gjithashtu e quajtur “qumështi i bletëve.”

Ajo është një substancë shumë e ndryshme nga mjalti dhe ka pamjen e një kremi të bardhë apo të verdhë. Ky ushqim është administruar për 2-3 ditët e para të jetës nga të gjitha larvat dhe pastaj vetëm ajo që është e destinuar të bëhet mbretëresha do të vazhdojë gjatë gjithë jetës që të ushqehet me atë. Kjo është arsyeja e emrit “pelte mbreterore” dhe pse ajo është konsideruar si një ushqim fisnik . Përbërja e saj është jashtëzakonisht komplekse, përfshin pothuajse të gjitha elementët bazë të jetës.

Kjo është një nga substancat më të pasura në aminoacide: përmban 22 amino acide, në mes të cilave 8 jane amino acide esenciale që organizmi ynë nuk është në gjendje për t’i prodhuar direkt. Gjithashtu në qumeshtin e bletes janë të pranishme vitamina te shumta si: thiamine (B1) , riboflavin (B2 ) nikotinamid ( B3 ose PP), acid pantotenik (B5 ) pyridoxine ( B6 ), mesoisositolo ( B7), biotina (H) , acid folik ( B9 ), por edhe vitamina B12, A,C,D, E.

Ai gjithashtu përmban elemente të shumta, të rëndësishëm në metabolizmin qelizor, të tilla si natriumi (të nevojshme për të rregulluar balancën e ujit të trupit), kalium ( i cili ndërvepron me natriumit me kontrollin e lëngjet) dhe hekuri. Hulumtimet e fundit kanë zbuluar një numër përfitimesh shëndetësore nga përdorimi i qumështit të bletës.

Ai është veçanërisht i përshtatshëm për fëmijët dhe të moshuarit. Përdorimi i vazhdueshëm shkakton një ndjenjë të këndshme, jep eufori dhe energji. Zhduk çdo ndjenjë lodhjeje dhe apatie dhe kjo është arsyeja pse qumeshti i bletës është rekomanduar për sportistët dhe ata të cilët merren me sport në përgjithësi .

Gjithashtu mund të përdoret nga:

Nënat shtatzëna ose në laktacion

Persona që kanë vështirësi në rritje: Fëmijët e lindur parakohe të cilët kanë somministruar 80-100 mg, kanë pasur përmirësim të gjendjes së përgjithshme, rrit peshën dhe oreksin, dhe në të njëjtën kohë edhe të numrit të qelizave të kuqe të gjakut dhe përmbajtjes së tyre të hemoglobinës.

Persona që kanë angazhime të forta intelektuale p.sh, përgatitje provimesh, intervista pune etj Persona anemik

Persona me mungesë oreksi

Persona që vuajnë nga iperkolesterolemia dhe ipertensioni

Persona që vuajnë nga ulçerat duodenale dhe çrregullimet e tjera të zorrëve

Personat që vuajnë nga steriliteti, pafuqia dhe dobësia e përgjithshme seksuale:

Nëpërmjet efektit të saj pozitiv në metabolizmin e përgjithshëm, qumështi i bletës është normalizues i funksionimit të gjëndrave të veshkave të cilat prodhojnë androgjenin. Një seri studimesh shkencore tregojnë për praninë e acetilkolinës, një ndërmjetës kimik që prodhon vazodilatacion, një fenomen thelbësor për ereksionin penil.

Personat që vuajnë nga reumatizmi: reumatizmi i theksuar manifestohet në formën e osteoarthritis. Qumështi i bletës përmirëson gjendjen e pacientit reumatik dhe përbën edhe një mjet të shkëlqyer për parandalimin e sëmundjes duke pasur parasysh përmbajtjen e saj në minerale të tilla si mangani dhe fosfori. Në të njëjtën kohë, triptofani dhe tirosina sigurojnë qëndrueshmërinë e indeve dhe vitaminave A, D, E ndihmojnë për të ruajtur shëndetin e kockave.

Personat që kanë çrregullime të kujtesës: mund të thuhet se ankesa më e shpeshtë në njerëzit e një moshe të caktuar është dobësimi i kujtesës. Format e saj mund të jenë shumë të ndryshme, nga të thjeshta, të quajtura edhe “gabim kujtese”, deri në një humbje të tërësishme dhe të zgjatur. Ky i fundit çon personin e sëmurë për të jetuar në botën e tij, joreale, dhe një shkëputje të pandreqshme me botën përreth, në ate shoqërore dhe emocionale, duke e çuar atë në një vetmi të thellë.

Mekanizmi i kësaj humbje të kujtesës vë në pikëpyetje rolin e çrregullimeve të qarkullimit cerebral, metabolizmin e qelizave të trurit, dhe një mangësi të veçantë ushqyese në vitaminë E. Qumeshti i bletës është shumë i pasur me vitamina të Grupin B, dhe përmban sasi të vitaminës E. Shumë studime shkencore kanë treguar efektivitetin e peltes mbretërore në parandalimin e në fillimin e parakohshëm të dobësimit të kujtesës.

Duhet theksuar se parandalimi përbën një qëndrim thelbësore sepse rimëkëmbja është shumë e vështirë, në disa raste edhe i pamundur. Vitamina E është shumë aktive në çrregullime trofike në funksionimin e trurit dhe lidhjeve nervore. Ne nuk duhet të harrojmë as rolin e acetilkolinës si ndërmjetës në procesin e transmetimit të impulseve nervore.

Personat që vuajnë nga koagulimit i gjakut: çrregullime të koagulimit lidhen me disa sëmundje të rënda të gjakut, veprimi i peltes mbretërore ofron një ndihmë të vlefshme terapeutike. Nga rezultatet mjekësore, përdorimi i mirë i peltes mbretërore ka një veprim pozitiv në lëkurë duke e bërë atë më të butë dhe më elastik, kundër zbokthit dhe humbjes së flokëve.

Ajo ndihmon gjithashtu në diabet (zvogëlimi i përmbajtjes së sheqerit në gjak deri në 33% të regjistruar tre orë pas administrimit të peltes mbretërore ).Si një masë paraprake, qumështi i bletës mund të ketë efekte në kalimin e një epidemie të gripit apo të infeksioneve akute virale dhe shpejt mund të çojë në zhdukjen e simptomave.

Dozimi dhe mënyra e administrimit të qumështit të bletës të pastërDoza e përditshme mund të jetë rreth 1 gram për të rriturit dhe adoleshentët dhe ½ gram për fëmijët.Përdorimi duhet të përsëritet 2 ose 3 herë në vit për periudha të paktën 30 ditë në intervale të rregullta. Administruar nga goja për një periudhë prej 1-2 muaj, 200-500 mg, ka veprime reale si një tonik dhe nxitës, me efekteve euforike mbi personat e shëndetshëm.

Ata që e kane konsumuar këtë produkt kanë pretenduar se kanë përjetuar një ndjenjë të përgjithshme të mirëqenies (rezistenca ndaj lodhjes së lartë në palestër, performancë më të mirë intelektuale, kapacitet më të madh në mësime dhe një memorie më të mirë) dhe treguan efekte të drejtpërdrejta mbi gjendjen mendore (më shumë besim në fuqitë e tyre, mirëqenie dhe eufori).

Me fjalë të tjera, për personat e shëndetshëm qumështi i bletës vepron si një stimulues, ajo rrit përgjigjen imunitare dhe funksionet e përgjithshme të organizmit. Ndër përfitimet që hasen më shpesh nga ata që rregullisht konsumojnë pelte mbretërore, mund të përmendim, balancimin e sistemit autonom dhe psikik, antibakterial, epato-protektive, anti-ipertensive, ipolipemike etj.

Pacientët e moshuar (70-75 vjet), anoreksik, me depresion dhe me presion te ulët të gjakut fillojnë gradualisht me doza prej 100 mg, të administruar në intervale 2 ditore dhe sipas reagimeve individuale, rritet gradualisht doza deri sa të arrijë një dozë ditore prej 500 mg.

 

*Farmaciste

Share This Article
1 Comment
  • Qka i ndihmon ne trurin e femijeve ne moshen 2-6 vjet ? ( ne kujtese, te folurit, te pamurit) etj!
    Qfare efekte positive ka ne kete moshe te femijet ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *