Pas televizionit italian qe e shpalli Shqiperine vendin nga ku u furnizuan me arme atentatoret e Parisit eshte media britanike qe ben lidhje te tjera te sforcuara te ISIS me vendin tone.
Sipas ndonje portali britanik i ashtuquajturi Shteti Islamik kontrollon trafikun e marijuanes shqiptare.
Duket pak e çuditshme, por lajmin e bën të ditur “Mirror” në një artikull të sajin, ku shkruhet nder te tjera:
“Kalifati djallëzor ka vënë nën kontroll operacionet e mafies me vlerë 4 miliardë dollarë për rritjen e marijuanës në malet rurale të Shqipërisë duke i dhënë vetes një pike mbështetje në Evropë”.
“Avionët privatë dhe anijet dërgojnë tek bosët e drogës në Itali prodhimin me vlerë 4 miliardë dollarë dhe këta të fundit e shpërndajnë atë në Evropë. ISIS i hyri kësaj tregtie të leverdishme pasi shërbimet e sigurisë, ndërhynë ushtarakisht në selinë e mafies shqiptare në fshatin kodrinor të Lazaratit”, vijon artikulli.
Më tej, artikulli përmend fshatin Lazarat, plantacionet e të cilit janë shkatërruar tashmë që prej vitit 2014.
“Është tashmë e ditur që shumë qytetarë shqiptarë punojnë për IS dhe financojnë atë”, shkruan Mirror.
“ISIS i hyri kësaj tregtie të leverdishme pasi shërbimet e sigurisë, ndërhynë ushtarakisht në selinë e mafies shqiptare në fshatin kodrinor të Lazaratit. Por kjo ndërhyrje jo vetëm që nuk i dha fund kultivimit të kanabisit, por sulmi policor i 2014 hapi rrugën për ekstremistët që të merrnin kontrollin. Ata tashmë rekrutojnë në atë zonë, shpesh nga vetë radhët e mafies”, thuhet më tej.
Artikulli origjinal mund të lexohet KËTU.
Shume nga te dhenat e artikullit “ngaterrojne” referencat kohore madje lidhin edhe kosovarin Lavderim Muhaxheri me Lazaratin. /Dita/

Mire se bota serbo-greke gjithnje prish imazhin tone edhe kur nuk e kemi hak dhe pastaj lajmi botohet ne perendim per te na nxirosur, po gazetat tona pse e marrin si te mireqene dhe ne vend te bejne verifikime bejne thjesht nxirosjen e rradhes!!! Derisa nuk provohet, eshte trillim. Kur te provohet, te ikin nga Saimiri e ndoshta me lart. Boll rame ne gracken e lajmeve qe gatuan serbo-greku dhe pastaj na vijne ketu me vulen e medias perendimore.
Ke shume te drejte,o “Upa kjo pune” . Media jone eshte ne gjendje te vajtueshme keshtu si e katandisen politikanet tane te pa fytyre . Gazetaret me nerv kombetar numurohen me gishtat e njeres dore .
Sa per Mark Ukun,ai eshte ne boten e egersirave dhe thuhet se e kane marre persiper per ta zbutur dhe kthyer ne kafshe shtepiake.
Bravo Dita.
Kjo eshte menyra si duhen trajtuar lajme te tilla rubish.
Nuk eshte rastesi qe kjo fushate perputhet me ngjarjet politike brenda Shqiperise.
Serbet po e duan.prape njeriun e vet ne krye ne Tirane
Shkrim me shume vend dhe mjat i sakte. Kete teme po e ndjek edhe une, qe kur lindi, ne ditet e para te vitit tè ri 2016 dhe si kali pastaj nga “La Stampa” tek Raiuno. Bravo “Dita”, sherbim shume i bukur per vendin.
Si nuk flasin kurre politikanetg tane per keto artikuj te poshter?
ti denojne publikisht
Kaq inferiore jane?
C’ te flasin moj Elena
ata e kane mendjen ti nxjerrin syte njeri tjetrit
ku u plas atyre per imazhin e Shqiperise mjaft te kene gjithcka ne rregull brenda mureve te larta te vilave te tyre
lexova artikullin
keni te drejte
mbushur me brockulla te qellimshme
edhe Muhaxher maskarain e nxjerrin sikur eshte nga Lazarati
Pika mu ne koke
qelbesira te paguara nga ata qe duan ta bejne prape lemsh Shqiperine me ne krye te derguarit e Podestas ne Tirane
8 vite lazaratin e kishte familja e ISISIT saliu -luli shkelxeni dhe jozefina veriun hetoni ju se do dali
nuk eshte ashtu sic duket fare e thjeshte .Segmente brenda shoqerise sone dhe jashte saj perpiqen vazhdimisht te njollosin imazhin e vendit jashte.Perhere kur ne vend ka perpjekje per te bere dicka te mire sic eshte kjo e ketyre diteve per reformen ne drejtesi do te sajohen lajme per te terhequr vemendjen jashte e per te bere zhurme brenda Perpjekjet per te nxjerre vendin nga harta e droges nuk mund re zhbehen.Ato jane te dukshme Baltosja qe e madhe balta qe e shumte.Ende ka pisllek dhe puna duhet te vazhdoje.E rendesishme eshte qe ka vullnet per pune.