Një 62-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë Krujë, kur një automjet tip Volkswagen Pasat ka përplasur shtetasin me iniciale B.S, i cili ka ndërruar jetë pak momente më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Kujtim Cani, 47-vjeç, drejtues i mjetit.
Në një aksident tjetër, një e moshuar ka mbetur e plagosur pasi është goditur nga një motor. Shtetasja me iniciale E.Gj, 77-vjeçe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Preng Marku 40 vjeç, banues në Fushë -Krujë, i cili duke drejtuar një motoçikletë ka përplasur gruan që po ecte në rrugë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
