Një furgon i linjës Pukë-Shkodër ka dalë nga rruga për shkak të reshjeve të dëborës. Furgoni dyshohet se ka rrëshqitur nga prania e akullit në rrugë.
Të paktën shtatë persona kanë mbetur të plagosur nga rasti, fatmirësisht pa viktima. Kujtojmë se një aks i tillë është tejet problematik.
Aksidenti u regjistrua mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur ish-miniera e Lufit në Pukë. Furgoni niset çdo mëngjes nga Puka me destinacion Shkodrën. /Dita/

