Haxhinasto: Evitoni udhëtimet në rrugën Durrës-Kukës

Saimir Lleshi

Vërshimet e shumta të lumit Mat kanë sjell dëmtimin e aksit rrugor të Rrugës të Kombit.

Dëmtimet janë inspektuar nga afër nga ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, i cili u bëri thirrje qytetarëve që të evitojnë sa të munden këtë aks.

Mendoj se është momenti për të bërë edhe një thirrje, për të pasur kujdes, temperaturat do të ulen në mënyrë të ndjeshme. Ky segment është shumë vunerabël, shumë i prekshëm nga bora dhe akulli. Kështu që drejtuesit e mjeteve duhet të përgatiten, duhet të marrin zinxhirë. Por unë do të thoja gjithashtu që nëse është e mundur të evitohet rruga, të evitohet”, tha ministri.

Kreu i transporteve paralajmëroi se do të kryhen investime dhe se për këtë po bëhen projekte nga autoriteti kombëtar i rrugëve.

Jo vetëm këtu por edhe në disa pika të tjera ku ka pasur probleme serioze me rrugën,  Autoriteti Rrugor Shqiptar, është duke bërë projektin përkatës dhe do të ndërhyhet me investime afatëgjata, por sigurisht në këto momente është e domosdoshme që të kontrollohen këto pika siç është kjo pikë këtu në Skuraj në segmentin Milot-Rrëshen”, shtoi ai. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *