Karikatura/ Mbretëresha e Jordanisë i përgjigjet satirikes franceze për Alanin

Saimir Lleshi

Fëmija sirian Alan Kurdi u fotografua pajetë dhe barkas në një plazh të Turqisë teksa ishte mbytur në përpjekje për t’u larguar nga vendi. Fotoja e dhimbshme bëri xhiron e botës.

Në Gjermani nga ana tjetër kanë shpërthyer debatet për ngacmimet seksuale të grave nga emigrantët.

Në përgjigje të saj, gazeta satirike franceze “Charlie Hebdo” publikoi një tjetër karikaturë ku shkruante se Alan do të bëhej një ngacmues seksual.

Tallja me viktimën e pafajshme shkaktoi reagime gjithashtu. Por, asaj i është përgjigjur një karikaturist nga Jordania, i cili thotë se Alan do të bëhej doktor. Gjithsesi, askush nuk e di se çfarë do të bëhej ai!

Karikaturën e ka publikuar në Twitter edhe mbretëresha Rania e Jordanisë si përgjigje ndaj satirikes franceze dhe kjo është arsyeja që mori vëmendje më të madhe. /Dita/

 

saitira
Karikatura e “Charlie Hebdo”
doktor
Karikatura jordaneze
Share This Article
3 Comments
  • E gjithe bota e qyteruar mbrojti Charli Hebdo vitin e kaluar.
    Por Charli Hebdo e ketij fillimviti, tregons se nuk ben lirine e shprehjes. Charli Hebdoluan me lirine e vdekjes.

  • Alani, simboli i pafajsisë!
    Alani i vogël përmbys pa jetë të bllokon mendimin e të trondit shpirtin. Por karikatura e tij në kopertinën e revistës satirike “Çarli Hebdo” që i vesh një engjëlli një ide djallëzore përpunuar diku dhe zbatuar në Keln të huton. Ç’ patën me Alanin!? Pse nuk bënë një karikaturë për ata që e mbytën Alanin , të vëllanë dhe nënën e tyre dhe mijëra të tjerë!? Çfarë motivi e shtyu këtë revistë të shkel mbi humanizmin njerëzor dhe mbi kauzën e shokëve të tyre të martirizuar se përdorën artin si mjet emancipimi të shoqërisë njerëzore?! Flakë për flakë i erdhi përgjigja revistës satirike “Çarli Hebdo”, art me art. Nëse paragjykimet fetare kanë taborë mbrojtës nga të gjitha gjuhët edhe Alan Kurd nga Siria nuk është i vetëm në pafajsinë, ëndërrat dhe kauzën e tij. Kjo karikatura jordaneze e burrëroi Alanin e vogël, simbolin e pafajësisë, e barazoi me refugjatët që ia dolën gjallë deri në destinacion dhe nuk e pranojnë baltën që u hedh kushdo qoftë. Ai tani ngjan si kryredaktori i flijuar i revistës satirike “Çarli Hebdo” që në emër të lirisë së mendimit dhe të shprehjes së tij guxoi të sfidojë paragjykimet fetare që pengojnë përparimin. Ai dhe shokët e tij e paguan padrejtësisht me jetën e tyre kalimin nga humori tek satira e sakazma në një botë ku Perëndia përdoret akoma si flamur për qëllime të tjera. Le të shërbejë burrërimi i Alanit si një dritë e re dhe një rrugë komunikimi që i bënë nder arsyes njerëzore dhe krijuesëve të përjetësimit të kujtimit të dy viktimave të forcave të errësirës. Kasandra.

  • Alani, simboli i pafajsisë!
    Alani i vogël përmbys pa jetë të bllokon mendimin e të trondit shpirtin. Por karikatura e tij në kopertinën e revistës satirike “Çarli Hebdo” që i vesh një engjëlli një ide djallëzore përpunuar diku dhe zbatuar në Keln të huton. Ç’ patën me Alanin!? Pse nuk bënë një karikaturë për ata që e mbytën Alanin , të vëllanë dhe nënën e tyre dhe mijëra të tjerë!? Çfarë motivi e shtyu këtë revistë të shkel mbi humanizmin njerëzor dhe mbi kauzën e shokëve të tyre të martirizuar se përdorën artin si mjet emancipimi të shoqërisë njerëzore?! Flakë për flakë i erdhi përgjigja revistës satirike “Çarli Hebdo”, art me art. Nëse paragjykimet fetare kanë taborë mbrojtës nga të gjitha gjuhët edhe Alan Kurd nga Siria nuk ësht i vetëm në pafajsinë, ëndërrat dhe kauzën e tij. Kjo karikatura jordaneze e burrëroi Alanin e vogël, simbolin e pafajësisë, e barazoi me refugjatët që ia dolën gjallë deri në destinacion dhe nuk e pranojnë baltën që u hedh kushdo qoftë. Ai tani ngjan si kryredaktori i flijuar i revistës satirike “Çarli Hebdo” që në emër të lirisë së mendimit dhe të shprehjes së tij guxoi të sfidojë paragjykimet fetare që pengojnë përparimin. Ai dhe shokët e tij e paguan padrejtësisht me jetën e tyre kalimin nga humori tek satira e sakazma në një botë ku Perëndia përdoret akoma si flamur për qëllime të tjera. Le të shërbejë burrërimi i Alanit si një dritë e re dhe një rrugë komunikimi që i bënë nder arsyes njerëzore dhe krijuesëve të përjetësimit të kujtimit të dy viktimave të forcave të errësirës. Kasandra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *