Ish-deputeti socialist padit Lulzim Bashën për shpifje

Saimir Lleshi

Ish-deputeti socialist i akuzuar jo pak nga opozita, Arben Ndoka ka paditur në Gjykatën e Tiranës kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Padia ëshë dorëzuar në Gjykatë, ndërsa gjyqtari i çështjes pas hedhjes së shortit është Artan Lazaj. Ndoka kërkon nga Basha dëmshpërblim prej 1 milionë lekësh të reja.

Mësohet se gjyqtari Lazaj ka caktuar datën 5 shkurt në ora 10:00 zhvillimin e seancës së parë gjyqësore.

Sipas Ndokës, Basha i ka shpifur për lidhje me trafikun e prostitucionit, për të cilin opozita theksonte se Ndoka ka kryer burg në Itali.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *