Parashikimi i “Sunday Times”: Fluksi i emigrantëve sirianë, drejt Shqipërisë së varfër

Saimir Lleshi

Ishte paralajmëruar prej disa muajsh se në Shqipërinë mund të mësynin emigrantët e shumtë nga Siria.

Shqetësimin e ngritën në atë kohë nga autoritetet, përfshirë këtu edhe kryeministrin Rama.

Megjithatë, deri më tani parashikimet e një rritjeje të mundshme të fluksit nuk kanë rezultuar të vërteta. Një gazetë britanike e ngre sërish këtë shqetësim, duke theksuar se Shqipëria rrezikohet nga fluksi i emigrantëve për shkak se Maqedonia ka vendosur kontrolle të ashpra në territorin e saj.

“Ne do të kthejmë tre ish-qendra ushtarake në vende pritjeje për emigrantët”, është shprehur Shemsi Prenci, drejtor i emergjencave civile pranë Ministrisë së Brendshme për britanike “Sunday Time”.

“Nëse nuk do të jetë e pamundur të ndalim fluksin, do t’i akomodojmë emigrantët në disa hotele shtetërore që janë përdorur për pushimet e ushtarakë në bregdetin shqiptar”, shton ai.

Share This Article
2 Comments
  • ore cfare thuhet ! jemi bere gati etj do veme hotelet ne sherbim-kjo eshte baraz me mireseardhet ,ejani vetem mos harroni te paguani trafikantet ! absolutisht nuk duhen pranuar,te gjith jashte ! nuk duhet te behemi ure e trafikimit , ,,,tung

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *