Sekuestrohen 400 gr kanabis, 4 shtetas në pranga

Dita

Sektori kundër narkotikëve në drejtorinë e policisë Elbasan ka sekuestruar sot 400 gr kanabis sativa dhe ka arrestuar shtetasit A.B. 17 vjeç, E.B.  17 vjeç, Romario Shqerra 20 vjeç dhe Orest Kardhiqi 20 vjeç, të katër me banim në Elbasan.

Arrestimi i tyre u krye në lagjen “Sulë Papri” në këtë qytet.

Droga u gjend gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” me targë  EL 9191 A në pronësi të shtetasit Romario Shqerra.

Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 400 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, automjetin tip “Benz” me targë  EL 9191 A, 4 aparate telefoni celular dhe 10.000 lekë (të reja).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *