Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 pranë zonës së njohur si “Farmacia 10” në kryeqytet. Fatmirësisht të shtënat kanë qenë në ajër dhe nuk ka persona të plagosur.
Policia thotë se disa shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe në konflikt e sipër dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në ajër.
Blutë kanë shoqëruar disa persona të cilët dyshohet të jenë përfshirë në këtë konflikt.
Nga ana e policisë janë ngritur pika të shumta kontrolli, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si edhe identifikim dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu nga ana e policisë janë ngritur pika të shumta kontrolli”, thuhet në njoftimin e policisë.
