Qytetarët e Tiranës kanë preferuar të kalojnë këtë të diel në malin e Dajtit, i cili sot u zgjua i mbuluar nga bora.
Dhjetëra kilometra makinash janë krijuar si pasojë e fluksit të madh të automjeteve në aksin Surrel-Dajt, raporton “Newsbomb”.
Për këtë arsye, policia ka ngritur dy postblloqe, ndërsa shkak për rëndimin e trafikut është bërë edhe mungesa e vendeve për parkim.

