Etiopia në prag të katastrofës humanitare për shkak të thatësirës

Saimir Lleshi

Situata e fëmijëve në Etiopi është më e keqe se sa ajo në Siri e përfshirë nga lufta prej më shumë se katër vitesh.

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se situata në vendin afrikan është drejt katastrofës për shkak të thatësirës më të thellë në 30 vitet e fundit. 400 mijë fëmijë vuajnë nga kequshqyerja, e atyre u shtohen edhe 10 milionë njerëz që kanë nevojë për ndihma ushqimore.

OKB-ja thotë se duhen 50 milionë dollarë si fillim për të dërguar ndihma në Etiopi për shkak të thatësirës së keqe. Organizata “Save the Children” thotë se situata në Etiopi paraqet po kaq kërcënim për fëmijët sa edhe lufta në Siri.

“Ne kemi vetëm dy emergjenca në botë që i kemi përfshirë në këtë kategori. Siria është e para dhe Etiopia është e dyta. Kemi nevojë për 100 milionë dollarë për t’i dhënë përgjigje kësaj situate”, tha Carolyn Miles, shefi ekzekutiv i “Save the Children”, SHBA.

Korrespondenti i Al Jazeera në rajonin Afar në Etiopinë Lindore, thotë se qeveria dhe donatorët ndërkombëtarë kanë mbledhur qindra milionë dollarë për të ndihmuar të prekurit nga kriza.

Al Jazeera në reportazhin e saj të një të moshuarit, thotë se ai ka pasur 53 lopë, ndërsa tani ka vetëm 5 për shkak të thatësisë. “Kam frikë për popullin, kam frikë për fëmijët, sepse nuk ka shi. Nëse nuk do të bjerë shi, njerëzit do të vdesin. Nuk ka ushqim, nuk ka qumësht,” thotë banori, babai i 10 fëmijëve. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *