Akset ku qarkullohet me zinxhirë për shkak të pranisë së akullit

Saimir Lleshi

Nga komunikimi me specialistët e Drejtorive të Rajoneve, mësojmë se në të gjitha qarqet ka temperatura të ulëta, të cilat sjellin praninë e akullit dhe ngricave në rrugë.

Në Rajonin Verior: Disa akse në të Dibrës dhe Bulqizës, qarkullimi kryhet me zinxhirë, për shkak të reshjeve të shumta të borës. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri me borëpastruese dhe po bëjnë pastrimin e akseve. Në Rrugë e Kombit qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, sidomos në orët e mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, kur temperaturat janë shumë të ulëta dhe shkaktojnë akull dhe ngrica në rrugë.

Në Rajonin Qendror: Në këtë Rajon qarkullimi kryhet normalisht, me përjashtim të disa segmenteve ku për shkak të rrëshqitjeve ka bllokime në disa segmente, ose rruga është me një kalim. Me zinxhirë qarkullohet vetëm segmenti Fushë Studë – Steblevë.

Segmenti Banjë – Drizë është i bllokuar si pasojë e prurjeve. Aksi Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë qarkullohet normalisht, me përjashtim të segmentit në Labinot, ku qarkullimi kryhet me një kalim.

Në Rajonin Jugor:   Janë marrë masat nga kontraktorët për spërkatjen me kripë të segmenteve ku ka ngrica. Në akset e Korçës qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Me zinxhirë qarkullohet në Boboshticë – Dardhë dhe në Korçë – Voskopojë. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri me borëpastruese dhe mjete të tjera. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *