Një shtetas i dënuar për mashtrim bankar u arrestua nga policia.
Eduard Nacollari 48 vjeç, banues në Tiranë është dënuar me dy vite burg, ndërsa u arrestua nga policia në pikën e kalimit kufitar në port.
Shtetasi i mësipërm, ka qenë duke udhëtuar nga Italia për në Shqipëri me tragetin e linjës Bari-Durrës dhe ka rezultuar person në kërkim pasi, Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar më 30 tetor 2015 me 2 vite burg duke konsumuar veprën penale “Mashtrim në kredi”.
Për veprime të mëtejshme iu dorëzua Seksionit të Krimit Ekonomik dhe Financiar Tiranë. /Dita/
