Pas britanikes “Mirror” që hamendësonte se Shqipëria ishte kthyer në parajsë të narkotikëve që furnizonin me para ISIS-n, është gazeta italiane “Corriere della Sera”, e cila shkruan sërish për këtë.
Në një artikull të titulluar “Rreziku terrorist që vjen nga Shqipëria”, gazetari numëron disa arsye që sipas tij, Shqipëria bëhet një vend i preferuar për rekrutimin e xhihadistëve.
“Nuk është synimi të lëshojmë alarme, por këtë herë është e nevojshme të flasim për një situatë të rrezikshme që vjen nga një vend i Ballkanit, fqinji ynë, Shqipëria”, thotë gazetari.
Sipas gazetarit, tashmë “Tirana është bërë zyra e rekrutimit të xhihadistëve drejt Sirisë”.
“Numërohen rreth 1 mijë persona që kanë firmosur për t’iu bashkuar asaj lufte”, shkruan ai.
Nëse kjo është e vërtetë , atëherë institucionet shqiptare duhet të reagojnë për të marrë masa pasi numri është tejet i lartë.
“Është një situatë e rrezikshme që po rritet në Shqipëri”, thotë Antonio Ferrari. Corriere Della Sera i referohet një raporti të shërbimeve të inteligjencës italiane.
Kujtojmë se që prej vitit 2013, numri i shqiptarëve që i janë bashkuar ISIS ka qenë tejet i ulët.
/Dita/

Per se te shqetsohe italjane .Nga 91 e deri me sot kane hyre e dalin nga Shqiperia shume te kenaqur.Ne se jetojne myslyman e ka minare kjo eshte shija qe ,ne nje vend qe deklaron te drejtat e njeriut,kane zgjedhur qytetaret shqiptar. Te adulosh me kete fakte eshte munges serjoziteti per kedo qe shkruan.
ky eshte turpi i radhes ne shtetin demokratik shqiptar ku po rilindin vlerat e terorizmit dhe te mafias.