Situata në shumë zona të Kukësit situata është problematike për shkak të pranisë së dëborës nëpër rrugë.
Kryebashkiaku Bashkim Shehu në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave, u ka kërkuar administratorëve që nëse nuk bëjnë punën e tyre të japin dorëheqjen. Shehu kërkoi që zyrtarët që nuk kanë pastruar rrugët e bllokuara të japin dorëheqjen.
“Që jeni me firmë dhe me vulë kur ju merr sekretari i përgjithshëm do dilni në telefon dhe do të raportoni me e-maile dhe me gjithçka. Nuk jeni zotër ju të asaj Njësie Administrative. Do të thotë që do të raportoni për cdo problem. Nuk e di ku jeni mësuar jut ë fleni gjumë, të merr kryetari i bashkisë në telefon dhe fleni gjumë. Është hera e parë dhe e funidt. Nesër do të dal me vendime 3-4 nga shefat e njësive do të shkarkohen që ta dini që sot. Nuk më ka bërë vaki njerëz kaq të paaftë”, është shprehur Shehu.
Reshjet e dendura të borës të shoqëruara edhe me stuhi kanë bllokuara shume fshatra të Njësive Administrative Gryke-Caje, Kalis, Arrën Zapod dhe Topojan të menaxhuara nga bashkia e re e Kukësit e cila ka 13 Njësi Administrative në përgjegjësinë e saj.

TE lumt o kryetar .Po nuk i hapin rruget se duan me ja shit fain qeveris , jan drit shkurter e dembela