Mund të jesh edhe media tabloide, e specializuar në zbulimin e të dashurave të zyrtarëve apo përdorimin e drogave nga ana e funksionarëve, dhe sërish të bësh një investigim serioz e të themeltë mbi një çështje të caktuar. Por mesa duket nuk është ky rasti me këtë shkrim të britanikes Daily Mirror.
Të mbledhësh një seri ngjarjesh të vërteta dhe të nxjerrësh një konkluzion të rremë, nuk është një punë fort e vështirë. Aq më e lehtë bëhet kur fut edhe ca gënjeshtra, ose që t’i kanë thënë për të vërteta. Dhe që Lazarati ka qenë fortesë e hashashit për vite të tëra, është e vërtetë. Nuk ka dyshim se nëse për banorët e këtushëm, pra ne, ky emër fshati ishte sinonim i hashashit, bota e mori vesh dora-dorës, dhe videoja e të rinjve holandezë “na katapultoi” në arenën europiane.
Gjithashtu operacioni i policisë ka ndodhur, vrasja e Ibrahim Bashës më vonë po ashtu, e po njësoj edhe kultivimi i vazhdueshëm i hashashit, veçse në zona të tjera dhe jo në Lazarat. Mediat shqiptare janë ato që kanë pasqyruar gjithçka. Edhe rikthimin e hashashit pa Lazaratin; ose një Lazarat pa hashash. Edhe simpatinë ndaj ISIS-it të rioshëve Aliko, që DITA e ka ilustruar jo vetëm në një numër.
Por nuk e dimë ku e kanë gjetur autorët që në operacionin e policisë në 2014-n u vranë 50 vetë. Dhe pse duhej që, për ta vizatuar Shqipërinë si një fortesë të ISIS-it që ka marrë një dorë tregtinë e drogave, të merreshin për ndihmë dy “ekspertë” sllavë maqedonas që nënvizojnë rrezikun e xhihadistëve myslimanë shqiptarë. Apo prononcimi i studiuesit nga Kosova, Vrajolli, që futet artificialisht në këtë rrëfim.
Në përfundim, autorët e Mirrorit e kanë parë Shqipërinë përmes një pasqyre të përçudnuar, dhe kanë gatuar një përshesh me ISIS dhe drogë, që ekziston vetëm në mendjen e tyre. Atyre u ka mjaftuar vetëm simpatia pro-xhihadiste e disa të rinjve të taposur me drogë, për ta kthyer gjithë trafikun shqiptar të drogës – që ekziston që ç’ke me të – në një variacion për terrorizëm dhe orkestër.
Sesa të rinj britanikë e europianë kanë mbushur rradhët e ISIS-it në Siri e Irak, për ta nuk përbën ndonjë histori joshëse e ekzotike. Tani ka mbetur vetëm një pjesë e dytë investigative, ku Allan Hall e Dan Warburton i marrin një intervistë ekskluzive Abu Bakr Al Bagdadit nga Tirana. Ose nga Lazarati.

Ka nje lloj alenca qe i intereson qe shqiptaret ti paraqese sa me te lidhur me terrorizmin e me fenomenet me negative.Fatkeqesisht keto vende jane ato qe kane ndikuar ne coptimin e trojeve shqiptare ne 1913 dhe per ta zhdukur fare ne 1919-1920.
A ka nevoje me ardh isis ketu, kur ketu edhe isis iken vrap po te shofe se ca behet?
Gazeta Britanike “The Mirror” eshte nje gazetë e majte qe ka renë shume per nga rendesia dhe po humbet numrin e lexuesve shumë ndjeshëm, nga viti ne vit. Tema e ISIS eshte nje teme shume e nxehte dhe per fat te keq edhe gazetat ketu priren nga sensacioni per te terhequr numrin e lexuesve te saj,
Sidoqofte dikush prane Tahirit duhet t’I shkruaj Mirror-it te pĕrgënjeshtrojē shifren 50 apo ndonje egzagjirim tjeter.
Sigurisht dikush qe do te uli imazhin tone I ka fryrë patjeter zjarrit
Gazeta Britanike “The Mirror” eshte nje gazetë e majte qe ka renë shume per nga rendesia dhe po humbet numrin e lexuesve shumë ndjeshëm, nga viti ne vit. Tema e ISIS eshte nje teme shume e nxehte dhe per fat te keq edhe gazetat ketu priren nga sensacioni per te terhequr numrin e lexuesve te saj, ky shkrim me kujton ca vite me pare shkrimin tjeter sensacional te simotrës “The Sun” per te ashtuquajtur rrembim te Beckham nga “mafioze Shqiptare”
Sidoqofte dikush prane Tahirit duhet t’I shkruaj Mirror-it te pĕrgënjeshtrojē shifren 50 apo ndonje egzagjirim tjeter.
Qarqe te caktuara, qe nuk i kane munguar kombit tonë pak më me shumic ne keto 25 vjetet e fundit, brenda dhe jashte Shqiperise e perdorin ate per t’i ulur imazhin vendit.
alqi përse shkon larg???
harrove palloshin e tironës se çfar ka thënë nja dy herë??
harrove që ka kërcënuar merkelin,direkt dhe,BEnë “se po qe se nuk na pranoni shpejt e shpejt do të na pushtojë ISISi”???
apo ju shpëtojnë këto lloj shprehjesh të papërgjegjëshme??
skeni faj ju të gjithë jeni gazecarë gjysmak!!unë mendoja se ishit prodhim vëndas,por paskam gabuar!!ndoshta keni kopjuar nga këta beqirët anglo-italianë!!dhe ata paraqesin atë që mendojnë se do tu shitet më shumë!!ose më e keqja:e kanë të shitur që para se ta shkruajnë!!shkrime të porositura!!