Çmimi i naftës së papërpunuar ka pësuar një tjetër rënie në tregjet ndërkombëtare.
Minimumi historik prej 30 dollarësh për fuçi u thye sërish sot, pasi çmimi ka shkuar madje nën 28 dollarë. Ky është çmimi më i ulët në më shumë se një dekadë.
Shkaku kryesor dyshohet të jetë heqja e sanksioneve ndaj Iranit çka ka shtuar sasinë e naftës në tregjet globale.
Tashmë Teherani i ka shpallur planet për rritjen e eksportit të naftës së papërpunuar për afro 500 mijë fuçi në ditë, që me gjasë do ta shtojë furnizimin e tepruar me naftë në tregun botëror.
Ky mbifurnizim ka shkaktuar që prej fillimit të këtij viti, çmimi i naftës ka rënë për afro 25%. /Dita/
