Një i ri shqiptar ka humbur që prej datës 6 janar të këtij viti në Britaninë e Madhe.
Bëhet fjalë për të riun Renato Bajamaj, 16-vjeç, i cili është zhdukur pa asnjë gjurmë.
Policia në kryeqytetin britanik ka nisur kërkimet, ndërsa ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve, duke publikuar fotot e tij.
“Jemi të shqetësuar për mirëqenien e Renatos, për shkak se askush brenda Mbretërisë së bashkuar nuk di asgjë për të. Ju lutëm na kontaktoni nëse keni ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në gjetjen e tij dhe të sigurohemi se ai është shëndoshë e mirë”, bën apel policia.
