Vetëvendosje kundërshton operimin e telefonisë mobile serbe

Saimir Lleshi

Kosova do të ketë së shpejti kodin telefonik të saj 383. Kjo do të sjellë edhe një kompani serbe në tregun e Kosovës. Për Lëvizjen Vetëvendosje kjo do të cenojë sigurinë e vendit dhe se një marrëveshje e tillë është e papranueshme.

Visar Ymeri, nga “Vetëvendosje”, transmeton kp, tha se kompania të cilës duan t’i japin leje për operim, është kompani shtetërore e Serbisë dhe se me këtë bëhet integrim i plotë i sistemit të Serbisë në Kosovë.  “Rrjeti i telefonisë prej Kosovës në Serbi, do të konsiderohet lokal”, tha ai.

Ndërsa Ismet Hamiti ekspert në këtë lëvizje, tha se Kodi për Kosovën mund të zgjidhet pa Serbinë. Sipas tij, Kosova mund të aplikojë për kodin ndërkombëtar edhe pa qenë pjesë e OKS-së.

“Zgjidhja do te ishte aplikimi i rezolutës se Kuvendit, me kodin 355 te Shqipërisë. Marrëveshja për kodin telefonik ka rëndësi në fushën e sigurisë, përgjimeve. . Nuk ka vend ne bote qe e lejon qe kompania e shtetit tjetër te operoje ne shtetin tjetër. Do te ketë pasoja ne sigurinë e vendit tone. Kjo marrëveshje duhet te kundërshtohet fuqishëm dhe përgjegjësit duhet t’i përgjigjen popullit”, tha ai për KP.

Qeveria e Kosovës, ka udhëzuar Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të bëjë autorizimin e përkohshëm dhe të kufizuar për Operatorin e ri serb i telefonisë mobile “MTS” që pritet të fillojë së punuari në Kosovë, nga koha kur vendit do t`i miratohet kodi telefonik 383.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka bërë të ditur se fillimi i operimit të këtij operatori është në përputhje me negociatave që janë zhvilluar në Bruksel.  /Dita/

Share This Article
2 Comments
  • cfare negociatash, kur eshte me spec mos firmosni por jepni doreheqjen sepse po shisni perdite interesin kombetar … patriota leshi, na detyron BE!!!! Pse nuk e detyron edhe serbin por ai qendron tek e tija. Se te mos ishte per SHBA, serbi do e kishte bere cameri kosoven ndaj nese nuk jeni te zot te beni marreveshje ne Bruksel, lerjani tjetrit ate pune dhe jo te perdorni si alibi leshimet ne Bruksel. Apo vazhdon borderoja e serbit akoma!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *