FRD nuk ka ende një qëndrim zyrtar në lidhje me zhvendosjet e fundit në skenën politike shqiptare, por vazhdon të jetë e bindur se nuk do të bëjë koalicion me asnjërën nga partitë e mëdha. Në një prononcim për mediat, kreu i FRD-së, Bamir Topi, tha se forca e tij politike është në përpunim të qëndrimit zyrtar dhe përjashton bashkëpunimin parazgjedhor me PS dhe PD. “Uroj që shqiptarët ta kenë kuptuar falsitetin e politikës, që të besojnë tek forcat politike që mendojnë se para se të ketë pushtet, duhet të ketë shtet. Pushteti që del nga vota (uroj të jetë e lirë), duhet të prodhojë institucione dhe shtet të fortë. Ne jemi në përpunimin e qëndrimit tonë. Kemi përjashtuar koalicionet me partitë e vjetra. Nëse nuk krijohet një koalicion jashtë këtyre të dyjave, do të qëndrojmë më vete”, tha Topi.

Kishte mbledh krushkun e ca shoke te dhendrit ky e kishte bere tryeze per ekonomine.
Bamir heshtja!