Shorteu 17 Janar 2016
Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndarë çmimin e madh të javës ndërmjet katër fituesve, përkatësisht në qytetin e Tiranës, Fierit, Patosit, e Ballshit. Secili prej fituesve të çmimit të madh të javës, do të marrë nga Telebingo Shqiptare 411,511 lekë. Gjithashtu, janë shpallur fitues të 50 lekëve edhe 28422 lojtarë të tjerë, të përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë.
Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 913 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 540 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Zgjerohet edhe më shumë larmishmëria gjeografike e fituesve të përzgjedhur në lojën më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Shorteu i ditës së djeshme ka kënaqur me dhurata e çmime të mëdha mijëra ndjekës të rregullt të lojës. Surprizat kanë nisur që me lojën telefonike, e cila kësaj here ka mbërritur në më shumë shtëpi.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, Gëzimin në qytetin e Lushnjes. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Gëzimi ka siguruar nga Telebingo Shqiptare plot 70,000 lekë.
Një tjetër fitues në qytetin e Përrenjasit ka vijuar më tej betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, duke u shpallur fitues i shumës prej 20,000 lekësh, si dhe një tapeti të ofruar dhuratë nga mbështetësit financiarë të lojës. Loja telefonike është ndalur edhe në qytetin e Vlorës, ku Majo ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar edhe dy orë dhuratë.
Ndërsa Enkeleda në qytetin e Korçës ka fituar nëpërmjet lojës telefonike shumën prej 35,000 lekësh. Më tej, loja telefonie është ndalur në qytetin e Fierit, ku me përzgjedhjen e dy zarfeve më të preferuara, Sadija është shpallur fituese e 70,000 lekëve.
Asllani në kryeqytet ishte dhe i përzgjedhuri i fundit në lojë telefonike, që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshihej një prej çmimeve më të lakmuara, makina “Volkswagen Up”.
Ndonëse nuk ka qëlluar nn shenjë këtë zarf, Asllani ka fituar nga loja telefonike 35,000 lekë. Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare, edhe në shortin e goglave që është hedhur për çmimin e madh të javës që lamë pas.
Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndarë çmimin e madh të javës ndërmjet katër fituesve, përkatësisht në qytetin e Tiranës, Fierit, Patosit, e Ballshit. Secili prej fituesve të çmimit të madh të javës, do të marrë nga Telebingo Shqiptare 411,511 lekë.
Gjithashtu, janë shpallur fitues të 50 lekëve edhe 28422 lojtarë të tjerë, të përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 913 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 540 lekë.
Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë.
Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.
Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 10,000 lekëve.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

