Maskat godasin sërish këtë herë në qytetin e Vlorës, ku tre grabitës kanë marrë nga një market 50 mijë lekë të reja.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të pasdites në vendin e quajtur “Ura e Mifolit”, ku grabitësit kanë qenë të armatosur.
“Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Mifolit, ku në një market në pronësi të shtetasit I.N., janë futur 3 persona të të maskuar, ku njëri prej tyre ka nxjerrë një armë zjarri të llojit “pistoletë” dhe të 3 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë mundur të marrin xhiron ditore të këtij supermarketi, rreth 500 mijë lekë të vjetra dhe janë larguar menjëherë”, thuhet ndër të tjera në raportin e policisë.
