Seria A po tregon këtë sezon se ka shumë konkurrencë.
Napoli i Elseid Hysajt u shpall kampion i dimrit dhe po qëndron ende në krye të renditjes pas 20 javësh kampionat.
Napoli ëndërron të fitojë kampionatin 26 vite, pas titullit të fundit.
Te Juventus kriza është harruar, pasi ekipi torinez arriti fitoren e dhjetë radhazi ndaj Udineses. Një fitore bindëse 4 – 0 dhe një sfidë e mbyllur që në pjesën e parë.
Milan rikthehet të luajë duke fituar 2 – 0 me Fiorentinën. Njëri nga shënuesit është Kevin Price Boateng, një afrim i merkatos së janarit. Kjo fitore sjell pak qetësi te skuadra dhe trajneri Sinisa Mihajlovic.
Rivalët e Inter ndalen përsëri, kësaj here në një barazim 1 – 1 me Atalanta, duke u largua pak nga kreu.
Roma nuk po e kalon krizën edhe me ardhjen e Luaciano Spalletti. Ekipi kryeqytetas barazoi 1 – 1 me Verona dhe po në barazim por 2 – 2 e mbylli Lazio me Bologna.
Kampionati është i gjatë dhe titulli mund të vendoset në fund, por në këtë fazë duket se lufta është bërë mjaft e fortë.
