Ramush Haradinaj, një gotë verë me Ramën

redaktor

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qenë sot i pranishëm në Tiranë ku është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.

Takimi mes tyre është mbajtur në një prej restoranteve të kryeqytetit ndërsa kanë qenë edhe nën shoqërinë e dy personave të tjerë, njëri prej të cilëve deputeti i AAK-së Pal Lekaj.

Siç duket edhe nga foto e këtij takimi, krahas bisedës Rama dhe Haradinaj kanë konsumuar së bashku edhe nga një gotë verë.

Përsa i përket temës së bisedës ajo mbetet ende e pazbardhur por mendohet se në qendër të saj do të ketë qenë situata politike në Kosovë dhe bisedimet për tejkalimin e ngërçit politik në të cilin gjendet Kosova.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *