Në muajin Shkurt do të nisin shpronësimet e para të banorëve që preken nga punimet për ndërtimin e Bulevardit të ri të Tiranës.
Burime nga Bashkia e kryeqytetit, bëjnë me dije se aktualisht familjet përfituese janë në fazën e plotësimit të dokumenteve, pasi një pjesë prej tyre janë pronarë trualli, apo ka familje në një pronë të përbashkët-raporton Scan.
Menjëherë pas verifikimit të dokumentacionit, do të nisë edhe ndarja e fondeve të para.
Ende nuk bëhet me dije se sa ishte fondi i miratuar për këtë projekt, pasi edhe pse shumë banesa dhe biznese janë prishur, vlera e kompensimit ka nxitur gjithnjë pakënaqësi dhe protesta në radhët e banorëve.
Projekti për zgjatimin e Bulevardit të ri të Tiranës nga Stacioni i Trenit në Paskuqan, ka ecur me ritmet e kërkuara dhe deri më tani është konturuar plotësisht kilometri i parë.
Shpronësimi do të nisë me disa familje në 200 metërshin e parë të Bulevardit.
