Partneriteti Publik-Privat, FMN: Kostot e koncesioneve, problem për buxhetin

Saimir Lleshi

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka vlerësuar koncesionet si një nga rreziqet më të mëdha fiskale, duke pohuar se 55 partneritetet Publike dhe Private tashmë zënë 7 për qind të PBB dhe të tjera janë përfshirë në proces.

Ligji i koncesioneve kërkon nga Ministria e Financave mbajtjen e një regjistri të partneritetit publik-privat për të vlerësuar ndikimin i tyre buxhetor para se ata të jenë nënshkruar. Ndonëse në fillim këto marrëveshje nuk kërkojnë investime nga paratë publike, pasi kryhen nga privatët, herët a vonë qytetarët dhe buxheti duhet të paguajnë për to.

Në shumë nga këto koncesione, qeveria ka marrë përsipër të kompensojë privatët nëse këta nuk arrijnë fitimin e synuar dhe kostoja rritet. Sipas FMN, vetëm nga 55 koncesionet e firmosura deri më tani, buxheti ka krijuar angazhime apo detyrime sa 7 për qind e Prodhimit Kombëtar.

Kalimi i një sërë shërbimeve tek privatët në formën e partneritetit publik-privat është një shqetësim jo i ri për FMN-në. Edhe më parë ky institucion ka kërkuar kujdes në këto marrëveshja, pasi sipas tij, shumë prej tyre fshehin borxhin publik dhe në një fazë të mëvonshme mund të krijojnë kosto të mëdha për financat e vendit.

Kompania publike , KESH, ka hyrë në kontrata me prodhuesit e hidrocentraleve (me pagesat me vlerë 4 për qind e GDP). Aeroporti i Tiranës ka një kontratë koncesionare që filloi në vitin 2005, në të cilën përfitimet koncesionare me një garanci 9 milionë euro janë bashkë monopolin e fluturimeve ndërkombëtare.

Ka edhe një kontratë për një shërbim skanimi që sipas FMN është sa 2 për qind e PBB-së. Një shërbim kombëtar kontrolli shëndetësor dhe një projekt për menaxhimin e mbeturinave në Elbasan janë sa (1 për qind e PBB-së). Shumë projekte të reja janë në proces si rruga Milot-Morinë dhe rruga Arbrit, kostoja e të cilave llogaritet sa 2 për qind të PBB-së. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *