Një ilaç “dyjavor”

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Para 6 muajsh një artikull i botuar tek DITA për mungesën e një bari me emrin “mezafloor” bëri që ky hiç ministër i mjekësisë pa Hipokrat, ta nxjerrë në farmaci. Dy javë zgjati. Tani pas 6 muajsh nuk i gjendet kokrra. Dhe më e keqja nuk ka asnjë bar zëvendësues më të lirë a me emër tjetër për një të tretën e njerëzve që vuajnë nga kolite të ndryshme. Në dukje jo aq fatale për jetën, por sigurisht shkatërrimtar për organizmin. Nuk i di llogaritë e këtij ministri, po njerëzit duan shërim. Eshtë fatkeqësi që puna ka mbetur në dorë të këtij ministri. Jam i detyruar të bezdis gazetën, por nuk ka rrugë tjetër. Ministria është si i zoti. Megjithë ankesat në atë ministri, asnjë reagim. Duket se ky ministri ynë nuk e ka provuar të mbajë pesha. Profeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *