Tiranë, arrestohet për drogë 23-vjeçari, shpallet në kërkim personi që ia shiti

redaktor

Arrestohet në Tiranë 23-vjeçari, Jonid Jaçe, sepse në bulevardin “Gjergj Fishta”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 9.4 gram, lëndë narkotike e llojit heroinë.

Droga ishte ndarë në 16 porcione dhe dyshohet se i riu do ta shpërndante tek klientët e tij.

Sipas hetimeve, rezulton se Jaçe e kishte blerë heroinën tek shtetasi E. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, i cili u shpall në kërkim policor dhe punohet për kapjen e tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *