Paralajmërimi i shkencëtarit të madh: Njerëzimit i kanoset zhdukja nga vetë njeriu

Saimir Lleshi

Është një nga shkencëtarët më të mëdhenj të botës dhe mbi të gjitha me të meta fizike.

Ai bën një paralajmërim të frikshëm për njerëzimin. Profesori Stephen Hawking flet për BBC-në duke paralajmëruar rrezikun që njerëzimit i krijohet nga vetë prodhimet e tij në fushën e teknologjisë.

Progresi i mëtejshëm do të shkaktojë edhe probleme dhe rreziqe të reja, thotë profesori. Kjo do të kanosë krejt njerëzimin e madje deri në zhdukjen e tij në tokë.

“Edhe pse shanset e një katastrofe në planetin Tokë mund të duken të vogla, ato shtohen me kalimin e kohës dhe mund të bëhen thuajse të sigurta në një mijë apo dy mijë vitet e ardhshme”.

“Deri në atë kohë duhet të jemi shpërndarë në hapësirë, në yje të tjerë, kështu që një katastrofë në Tokë nuk do jetë fundi i racës njerëzore”.

“Megjithatë, ne nuk do ngremë dot koloni në hapësirë për të paktën 100 vitet e ardhshme, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm në këtë periudhë”.

Sipas BBC, është ironik fakti që një figurë kaq e njohur e shkencës e sheh shkencën si burimin e kërcënimeve të reja.

“Ne nuk duhet të ndalojmë progresin, ose ta kthejmë mbrapsht, por duhet të njohim rreziqet e tij dhe t’i kontrollojmë. Jam optimist dhe besoj se mundemi”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *