Vrasja në Fier, Ilir Memushaj s’pranon të flasë

redaktor

Pavarësisht se Prokuroria e Fierit ka tentuar ta marrë disa herë në pyetje Ilir Memushajn, përsonin e vetëm të arrestuar për atentain e Mbrostarit, ai refuzon të flasë.

Gjatë seancave të zhvilluara nga hetuesit 36 – vjeçari nga Vlora nuk ka dhënë asnjë deponim ,duke refuzuar në mënyrë sistematike të japë versionin e tij mbi akuzën e ngritur. Memushaj për policinë dhe Prokurorinë është personi kyç për të zbardhur ngjarjen ku mbeti i vdekur Granit Kasa dhe u plagos Klement Kastrati dhe Elton Margariti.

Sipas grupit hetimor memushaj ka qënë dhuke udhëtuar në datën 8 jnar në autstardën Lushnje – Fier. Kjo është e faktuar nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve në këtë segment rrugor.

Edhe dy të plagosurit Kastrati dhe Margariti kanë deklaruar se e kanë parë Memushajn të udhëtoj paralel me ta në autostradë. Po nga këto dëshmi u zbardh edhe dinamika si ndodhi ngjarja dhe roli i Memushajt  në vrasjen e Granit Kases. Por pavarësisht  këtyre provave Memushaj nuk ka dhënë asnjë detaj mbi personat të cilët kryen atenatin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *