Xhelali kërkon “tre ambasadorë” për Bashkinë e Kamzës

Dita

Bashkia e Kamzës njofton se kërkohen “persona të motivuar që jetojnë jashtë dhe janë njohës shumë të mirë të anglishtes, italishtes, frëngjishtes ose gjermanishtes”.

“Duke filluar nga dhjetori i vitit 2015, Bashkia e Kamzës do të kërkojë tre “Ambasadorë” që ta përfaqësojnë në qytete të ndryshme të BE-së dhe të ndihmojnë me promovimin e vlerave dhe traditave dhe mbi të gjitha të promovojnë mundësitë për investime në Kamëz.

Misioni i tyre do të jetë të nxisë binjakëzimet, të lehtësojë dhe të diversifikojë tregtinë ndërmjet këtyre qyteteve, të realizojë shkëmbimet mes institucioneve të Kamzës me ato të qytetit binjak”, theksohet në njoftim.

Por një nga pikat e punës së përcaktuar nga kryebashkiaku Mziu për tre ambasadorët e ardhshëm të Kamzës do të jetë dhe kujdesi për organizimin e vizitave zyrtare ( d.m.th dhe pritja e kreut të Bashkisë Kamëz) dhe lehtësimin e procedurave administrative, etj.

Share This Article
1 Comment
  • Fshatin e stermadh Kamez, qe vetem qytet nuk mund te quhet, kerkon qe Mziu Daullexhiu t’a binjakezoje me qytete te Eropes Perendimore. Ky bajge ka kohe qe ka marre Licensen e Budallait, e ka pranuar edhe vete qe eshte RICIKLUAR si leter higjenike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *