Mijëra pensionistë grekë kanë mbushur rrugët e Athinës, duke ngritur zërin kundër planeve të qeverisë për reformën e pensioneve, të cilat në pesë vitet e fundit janë reduktuar 11 herë.
Është protesta e tretë brenda pesë ditëve të fundit kundër një projektligji të diskutuar për reformën e pensioneve, që kreditorët e huaj i kërkojnë urgjent Greqisë, në mënyrë që të kursejë nga shpenzimet shtetërore për pensionet, një shumë prej 1.8 miliardë eurosh në vit.
Nga ana e tij, kryeministri Alexis Tsipras që ka thënë se sistemi aktual i pensioneve ndodhet në prag të kolapsit, ju ka dorëzuar kreditorëve për këshillim një projektligj që parashikon rritjen e kontributeve të punëdhënësve dhe të nënpunësve, në mënyrë që mos të reduktohen pensionet e ulëta.
Projektligjin, përveç pensionistëve, e kundërshtojnë edhe sindikatat e nënpunësve të administratës shtetërore dhe të sektorit privat, të cilat bashkë me unionet e avokatëve, mjekëve dhe inxhinierëve kanë shpallur një grevë të përgjithshme në datën 4 shkurt.
Ndërkohë, ditën e mërkurë fermerët në të gjithë vendin do të bllokojnë rrugët kryesore të Greqisë, nga veriu deri në jug, në shenjë proteste për reformën e pensioneve dhe sidomos për sistemin e ri të taksave ndaj tyre.

Po Vorio EQirjotet tane mooo,,,U munduan kaq kohe e mesuan Gerr-qishten me zell te madh e tani do ngelen te zgenjyer nga mema Gerqii.Ama u be jugu yne, saqe edhe kushrinjte e mi muslimane tek fshati i babait tim ta mbushnin mendjen per grek Muti..hahahaha.Popopopopopo,, cu beti keshtu jo pune moooore..iku gerqia per lesh a me rafte pika
Kur vdes njeri bashkeshort, tjetri qe vazhdon te jetoje ka te drejte e marri edhe pensionin e bashkeshortit te vdekur.
Vajzat e pamartuara kane te drejte te marrin pensionin e babait qe nderron jete. Nderkohe qe punojne ne te zeze.
Askush nuk pagauan taksa ne shtet.
Dhe pastaj ankohen se po u shkurtohet pensioni.