Regjisori i njohur Ettore Scola, i njohur si mjeshtri i kinemasë italiane është shuar dje në moshën, 84 vjeçare shkruan “Corriere”.
Në mesin e kryeveprave që ai realizoi ishin filmat “C’eravamo tanto amati”, “Una giornata particolare” dhe “La famiglia”.
Ai u shua në një spital në Romë.
Në filmat e tij, ai tregoi Italinë që rritej, përmes ëndrrave dhe shpresave, duke i vënë kinemasë vulën e tij unike e të paimitueshme të regjisorit të madh.
Scola endej mes realizmit të ashpër dhe humorit britanik, duke sjellë njeriun, ndjenjat e tij, guximin dhe dobësitë.
Me filmin “Brutti, Sporchi e cattivi” fitoi Palmën e Artë në Cane.
