Shkatërron derën dhe dhunon 24-vjeçaren me gjyshen e saj, arrestohet

Saimir Lleshi

Një i ri u arrestua nga policia në Devoll, pasi ka dhunuar një vajzë dhe gjyshen e saj.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Poloskë, ku 24-vjeçari Ergest Palloj, ka hyrë me dhunën në banesën e shtetases me iniciale M.N, duke prishur derën si dhe duke shkatërruar disa orendi shtëpie.

Ai ka dhunuar me sende të forta vajzën dhe gjyshen e saj 84-vjeçare. Dy femrat kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, dhe pas mjekimit në Spital, janë larguar për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhunimi i banesës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *