Një shtetas u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Nikël të Krujës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar rreth orës 21:00.
Viktima është shtetasi Fatmir Pula, 45-vjeç. Ai u qëllua me breshëri automatiku në një prit pranë shtëpisë së tij.
Megjithëse u transportua me shpejtësi për në spital, burri ka mbërritur i vdekur. Paraprakisht thuhet se vrasja ka qenë e organizuar dhe se ai po ndiqej prej kohësh. Viktima nuk njihej si problematikë, ndërsa punonte prej kohësh si faturino autobusi.
Një nga pistat është ajo e hakmarrjes për shkak të detyrës së vëllait, i cili është polic në Komisariatin e Krujës. Ekspertët po verifikojnë nëse vëllai i 44-vjeçarit të vrarë ka pasur ndonjë përplasje apo konflikt gjatë ushtrimit të detyrës së tij si efektiv i policisë.
Ende nuk dihen rrethanat apo motivet e vrasjes, ndërkohë që dyshimet e para janë për krim pas një debati të çastit. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. /Dita/

Ore dini gje nga eshte fshehur Tahiri se ky vit filloi me nje sere “suksesesh”.