U kërkojnë kredite mjekëve të vdekur!

Dita

Përshëndetje DITA! Lexoj shtypin e përditshëm dhe shikoj në mënyrë periodike njoftimin QKEV për personelin mjekësor, mjekë, infermierë, mbi plotësimin e disa detyrimeve plus krediteve, kusht ky për vazhdimin normal të punës.

Deri këtu jemi dakord, por pyesim, a shikohen dhe rifreskohen ndonjëherë këto lista? Aty ka persona mjekë të cilët kanë dalë në pension prej vitesh, deri edhe 10 vjet, të cilët nuk ushtrojnë asnjë aktivitet, qoftë edhe privat.

Ka emër personi I. H. i cili ka dalë në pension prej vitesh dhe jeton në Itali, apo tjetër, B. K. i cili ka dy vjet që ka ndërruar jetë. A kaq të vështirë e ka kjo qendër për të bërë një punë më korrekte duke mos shtuar në mënyrë artificiale shifra të pavlera?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *